Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi ka kënaqësinë të ftojë publikun në inaugurimin e ekspozitës personale të piktorit të njohur Foti Kllogjeri, me titull “Nuk jam ajo që sheh” (Δεν είμαι αυτό που βλέπεις), e cila zhvillohet nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë.
Kuratori i ekspozitës është Paris Kapralos (Πάρης Καπράλος), i cili përmes tekstit të tij kuratorial e udhëheq publikun në një udhëtim emocional dhe vizual, ku arti bëhet interpretim, mesazh dhe reflektim mbi perceptimin dhe identitetin njerëzor.
Inaugurimi: E enjte, 6 nëntor 2025
Ora: 17:30 – 22:30
Vendi: Technohoros Art Gallery
Adresa: Lempesi 12, Athinë (stacioni i metrosë “Akropoli”)
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga 6 deri më 29 nëntor 2025, sipas orarit të mëposhtëm:
E martë, e enjte, e premte: 12:00 – 20:00
E mërkurë, e shtunë: 10:00 – 18:00
E diel dhe e hënë: Mbyllur
Për më shumë informacion: klikoni këtu



