{:al}
Falë bashkëpunimit mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi dhe producentit Ermal Mamaqi, në ambientet e Village Cinemas është shfaqur premiera e filmit shqiptar ‘‘Dy gisht mjaltë 2’’, i cili është pritur me interesim të madh nga publiku shqiptar dhe grek.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj dhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga.
Me këtë rast, në ambientet e Ambasadës Shqiptare Athinë u zhvillua aktiviteti në kuadër të promovimit të filmit ‘‘Dy gisht mjaltë 2’’, i cili bëri bashkë gazetarë, piktorë,muzikantë, aktorë, balerinë, producentë, regjizorë, artdashës dhe miq.
Filmi po vijon shfaqjet në kinematë ‘’Village’’ në Athinë, Selanik dhe Santorini.
Për më tepër informacion mbi detajet, oraret dhe çmimet e biletave mund të klikoni këtu.