“Nata korҫare e poezisë”, mbrëmja që u zhvillua me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, bëri bashkë poetë korҫarë, miq të poezisë, diplomatë dhe artistë të zhanreve të tjera.
Nën moderimin e poetes së njohur Elona Tanka Gjergo dhe Festim Zaҫes, zërin melodioz të këngetares Teuta Pango, shoqëruar nga kitara e Artur Shkirës interpretimin brilant të Vefi Rredhit dhe jo vetëm, të pranishmit shijuan poezinë e poetëve të komunitetit tonë në Greqi, si edhe të korfienjve Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Lasgush Poradeci, Rita Petro, etj.
Është një kënaqësi e veҫantë, u shpreh ambasadorja znj. Luela Hajdaraga gjatë eventit, kur shikon që komuniteti jonë shpalos botën shpirtërore nëpërmjet poezisë, duke e përcjellë atë si një nga format më të bukura të identitetit kulturoro-gjuhësor të kombit tonë.
Kjo mbrëmje ishte një mundësi që komuniteti shqiptar në Greqi, nëpërmjet poezisë të na ҫonte në rrënjët e artit shqiptar duke nxitur kështu reflektimin dhe mirëkuptimin brenda shoqërisë sonë.