Në kuadër të Festave Kombëtare të Nëntorit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kënaqësinë të ftojë të gjithë miqtë e Shqipërisë, anëtarët e komunitetit shqiptar dhe dashamirësit e kulturës sonë në aktivitetin kulturor “Netët e Filmit Shqiptar” – një udhëtim emocionues në kinematografinë klasike shqiptare dhe trashëgiminë tonë artistike.
Datat: 12 dhe 13 nëntor
Ora: 19:00
Vendi: Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Athinë
Hyrja: E lirë për të gjithë vizitorët
Gjatë këtyre dy mbrëmjeve do të shfaqen dy filma të njohur të kinemasë shqiptare:
– Tingujt e Luftës
– Përrallë nga e kaluara
Ky aktivitet synon të sjellë pranë publikut vlera të rëndësishme të artit shqiptar dhe të krijojë një hapësirë për reflektim mbi historinë, emocionet dhe kujtesën tonë kolektive përmes filmit.
Ju mirëpresim në një mbrëmje plot art, nostalgji dhe krenari kombëtare.



