Top-Lines organizon transport nga Athina për në Tiranë, pa asnjë kosto financiare, për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë të jenë pjesë e Samitit IV të Diasporës Shqiptare, më 13-15 Prill 2026.
Nisemi së bashku nga Athina më 13 Prill në orën 04:00, me ndalesa në Korinth, Patra dhe Janinë, drejt një takimi që na afron më shumë si komb. Kthimi nga Tirana do të bëhet më 15 Prill në orën 17:00.
Vendët janë të kufizuara dhe rezervimi është i detyrueshëm.
Plotësoni formularin për të siguruar vendin tuaj:
https://www.top-lines.gr/sq/transport-i-organizuar-nga-athina-per-samitin-e-diaspores-shqiptare/
Ne do t’ju kontaktojmë për konfirmim.
Një komb, një zemër, një e ardhme.
Mirë u takofshim në Tiranë.



