Të nderuar bashkëatdhetarë,
Ju informojmë se, ditën e mërkurë, më 31 dhjetor 2025, për shkak të përfundimit të procedurave të fundvitit dhe inventarizimit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë nuk do të kryejë veprime për aplikime apo shpërndarje të dokumenteve biometrike (pasaporta dhe karta ID).
Gjithashtu, në datat 01 dhe 02 janar 2026, me rastin e festës së Vitit të Ri, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë do të qëndrojë e mbyllur.
Shërbimi konsullor do të rifillojë normalisht më 05 janar 2026.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj dhe Gëzuar Festat!



