Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik njofton se ka anulluar procedurën e prokurimit “Procedurë e Kufizuar” me objekt “Punime rikonstruksioni në godinën e Ambasadës së RSH-së në Athinë”, me fond limit 61,091 euro (gjashtëdhjetë e njëmijë e nëntëdhjetë e një) Euro pa përfshirë taksa dhe pa tvsh.
Afati i fundit për dorëzimin e shprehjes së interesit për pjesëmarrjen në këtë procedurë prokurimi ishte deri më datë 04.08.2025 ora 16:00.
Arsyet e Anulimit:
Dokumentet e tenderit kanë gabime të rëndësishme që ndikojnë në pjesëmarrjen dhe ofertimin në këtë procedurë prokurimi. Më konkretisht, në preventivin dhe grafikun e punimeve janë përfshirë zëra punimesh që nuk janë parashikuar për t’u kryer.