Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat ID për të cilat është kryer aplikim në datat 19 dhe 20 maj 2025.
Tërheqja e dokumenteve biometrikë kryhet me:
– Paraqitje fizike në sportel (Ambasadë) gjatë orarit zyrtar, nga e hëna-enjten 09:00-14:30, të premten 09:00-14:00 dhe te shtunën 09:00 – 13:00 ose
-Me postë/korier, në adresën tuaj të banimit, bazuar në deklaratën që nënshkruani në momentin e aplikimit në përfaqësi.
RIKUJTESË! Ju rikujtojmë edhe një herë që të gjitha kartat ID që dërgohen me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren në shërbimet bankare në Shqipëri.
KUJDES!!! Dokumentat biometrike mund të tërhiqen brenda 1 viti nga dita e aplikimit, në rast të kundërt do të konsiderohen të refuzuara.
Ju faleminderit!