Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta, më 31 tetor 2025, të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Fatos Nano.
Në nderim të kontributit të tij të shquar në jetën politike dhe institucionale të vendit, Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka shpallur datën 02 nëntor 2025 si Ditë Zisë Kombëtare.
Në përputhje me këtë vendim, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi do të hapë Librin e Ngushëllimeve në ambientet e saj, në adresën Vekiarel 7, Filothei, gjatë datave:
– 03 nëntor 2025
– 04 nëntor 2025
Orari i hapjes:
– 10:00 – 12:00
– 14:00 – 16:00
Ngushëllimet mund të dërgohen gjithashtu në formë elektronike në adresën: condolences@mfa.gov.al



