Në kuadër të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mësuesja Lefteri Metkaj dhe nxënësit e kursit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Kipseli zhvilluan një aktivitet të larmishëm kulturor festiv, të përbëre nga dokumentarë, këngë dhe recitime.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Greqi, z. Fitim Gllareva, Diplomatja e ngarkuar me çështjet e Diasporës, znj. Joneda Dodaj, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi, fëmijë, prindër dhe miq.
Aktiviteti përfundoi me performancën e këngëtares znj. Erefili Çala Shyti dhe të vogëlushve të dashur.
Gëzuar Pavarësinë Kosovë!