Panairi i Ndërtimit OIKODOMI 2025, i zhvilluar në datat 9-12 tetor në Metropolitan Expo, Athinë, përfaqësoi një platformë kyçe për promovimin e teknologjive, materialeve dhe shërbimeve inovative në sektorin e ndërtimit dhe industrisë ndërtimore.
Ky event strategjik grumbulloi aktorë kryesorë të industrisë, përfshirë kompani prodhuese dhe furnizuese, inxhinierë, arkitektë, profesionistë teknikë dhe drejtues të ndërmarrjeve të sektorit, duke krijuar një ambient optimal për shkëmbimin e njohurive, zhvillimin e partneriteteve dhe rrjetëzimin profesional.
Si pjesë e këtij panairi të rëndësishëm, Shoqata Greko-Shqiptare e Tregtisë, Industrisë dhe Profesionistëve, nën drejtimin e Kryetarit Panajot Rumi, organizoi sesionin tematik: «Ekstroversioni & Rrjetëzimi: Hapa të Rrugëve Ndërkombëtare për Sektorin Greko-Shqiptar të Ndërtimit dhe Industrisë – Ndërtimi i Urave të Komunikimit»,
me fokus në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe profesional midis Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe identifikimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim sektorial.
Këtë vit Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga kompania e mirënjohur në fushën e prodhimit të paneleve sandwich dhe strukturave modulare & fotovoltaike, Emante, drejtuar nga z. Hekuran Brahimaj, e cila demonstroi kapacitetet dhe potencialin konkurrues të sektorit ndërtimor shqiptar në arenën rajonale.
Me busullë çlirimin e potencialit të jashtëzakonshëm që ekziston në marrëdhëniet ekonomiko-tregtare mes Shqipërisë dhe Greqisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi, përfaqësuar nga Diplomatja Ekonomike, znj. Joana Zhonga, thekson rëndësinë strategjike të këtyre aktiviteteve për konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe, mbështetjen e lidhjeve strategjike midis aktorëve të ndryshëm dhe projekteve të përbashkëta.
Urime të përzemërta organizatorëve dhe pjesëmarrësve!