Në kuadër të manifestimeve zyrtare “Salaminia 2025”, Ambasada e Shqipërisë në Athinë mori pjesë në ceremoninë solemne të vendosjes së kurorave në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Sheshin Sintagma, në Athinë, duke u përfaqësuar nga Atasheu Ushtarak, Kolonel Artan Bufi.
Aktiviteti, i bashkëorganizuar nga Bashkia e Salaminës dhe Prefektura e Atikës, mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore greke dhe trupit diplomatik për të nderuar përvjetorin historik të Betejës Detare të Salaminës.