Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi edhe këtë vit do të mundësojë realizimin e projektit “Ishujt 2024”, me qëllim pajisjen me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në zonat përreth ishujve të Egjeut/Mesdheut.
Në kuadër të realizimit të këtij projekti, vendet e zhvillimit të procedurave për aplikimet për rinovimin e dokumenteve biometrikë, do të jenë respektivisht:
– Në Iraklio, Kretë në adresën Prokopidi Ioanni, 71601, Nea Alikarnasos Irakliou (Zyrat DEPANAL), në datat 22-23-24 prill 2024
– Në Rodos, Rodos, në adresën Diagoridon 3, 85100, Rodos (Në Zyrat DOPAR), në datat 25-26-27 prill 2024
Rikujtojmë se, të interesuarit, krahas detyrimit për kryerjen e aplikimit në e-Albania, duhet të dërgojnë në consulate.athens@mfa.gov.al kërkesën e tyre me subjekt “Ishujt 2024“, si dhe të dhënat e mëposhtme:
– Emër/Mbiemër i aplikantit
– Numrin personal (NID)
– Kodin e aplikimit për pasaportë ose/dhe kartë ID (03AT…)
– Adresen e vendbanimit – Ishulli
Afati përfundimtar për aplikim është data 19 prill 2024.
Aplikimet kryhen falas nëpërmjet platformës www.e-albania.al dhe kostoja reale e pasaportës/kartës ID është 130/12 euro.
Pagesa për rinovimin e pasaportave biometrike dhe kartave ID, si dhe shërbimeve të tjera do të mund të kryhet me çdo lloj kartë bankare përmes POS terminaleve, të cilat do të instalohen në ambientet e zyrës së përcaktuar.
Për çdo pyetje/informacion të mëtejshme na kontaktoni përmes consulate.athens@mfa.gov.al.
Ju mirëpresim!