Ambasada pati kënaqësinë të presë në një bisedë të frytshme z. Namik Dokle, figurë e njohur e politikës, gazetarisë dhe letërsisë shqiptare.
Gjatë takimit u diskutua mbi krijimtarinë e tij letrare dhe veçanërisht për botimin në greqisht të romanit të suksesshëm “Vajzat e Mjegullës”, një vepër që ka prekur zemrat e lexuesve brenda dhe jashtë Shqipërisë. Tashmë ky roman ka nisur rrugëtimin drejt lexuesit grek, duke krijuar një urë të re kulturore mes dy vendeve.
Ambasada i uron z. Dokle suksese të mëtejshme në këtë rrugëtim letrar!