Nën tingujt e muzikës e artistëve shqiptarë, poetja Aferdita Selenica, promovoi në ambientet e ambasadës vëllimin poetik “Vargjet e shpirtit tim”. Nëpërmjet një bashkëbisedimi mes kritikësh arti, gazetarësh, poetësh, muzikantësh, miqve e artëdashësve të Afërditës, të pranishmit diskutuan për vlerat e krijimtarisë së autores, mesazhet dhe perceptimin që ajo përcjell tek lexuesi.
Vëllimi poetik “Shpirt ndër vargje”, u shpreh Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga gjatë eventit, është produkti final i rrugëtimit të gjatë artistik të Afërditës, të cilën sfidat e jetës, të cilat nuk mundën t’i tjetërsonin dashurinë për artin dhe letërsinë, përkundrazi e shtynë të shkruante gjithnjë e më shpesh, kjo sepse emocionet që krijoheshin në dhe të huaj, ishin më të thella.
Poezitë e interpretuara nga miqtë e autores, përcollën ngjyra emocionale, tablo të jetës së komunitetit shqiptar, historinë e një brezi që përjetoi ndryshimet, një letërsi mëndjehapur, brënda kufijve dhe jashtë saj.