U zhvillua me sukses panairi i punës “Puno & Jeto Aty ku ke Zemrën” në Technopolis, Athinë, me pjesëmarrjen e Kryeministrit z. Edi Rama, ministrive të linjës, agjencive shtetërore, dhomave të tregtisë dhe 120 kompanive nga sektorë të ndryshëm në Shqipëri.
- Ky panair synoi afrimin e profesionistëve shqiptarë në Greqi me tregun e punës në Shqipëri, duke ofruar mundësi punësimi me paga konkurruese dhe kushte të favorshme.
- U nënshkruan kontrata pune midis punëdhënësve në Shqipëri dhe shtetasve shqiptarë në Greqi.
- U zhvilluan takime B2B mes komunitetit të biznesit shqiptar në Greqi dhe kompanive nga Shqipëria.
- Të pranishmit u informuan mbi mundësitë e punësimit, investimeve dhe sektorët prioritarë në Shqipëri.
- Interesi i lartë dhe pjesëmarrja e gjerë treguan rëndësinë e këtij panairi si një urë lidhëse mes profesionistëve shqiptarë dhe tregut të punës në vendin e tyre të origjinës.
Mirë u takofshim në panairin e radhës në Greqi, në vjeshtë 2025, me mundësi të reja punësimi!