Shfaqja teatrale “Karnavalet e Korçës” nga Spiro Çomorra, nën regjinë e Erion Isait, u shfaq me sukses në ambientet e “Cine Paradisos” në Athinë, duke ngjallur emocione të forta dhe nostalgji tek publiku shqiptar, i cili e mirëpriti me vlerësime të ngrohta.
Kjo shfaqje u realizua falë bashkëpunimit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi, shoqatës kulturore “Korça” në Greqi dhe Teatrit “Andon Zako Çajupi” Korçë, të drejtuar nga znj. Zamira Kita.
Komedia solli në skenë humorin e hollë dhe traditën e pasur shqiptare, duke dëshmuar fuqinë e artit për të bashkuar njerëzit dhe për të ruajtur kulturën kombëtare, pavarësisht largësisë nga atdheu.
Interpretimi brilant i aktorëve krijoi një atmosferë të gjallë e festive, që i dha jetë Karnavaleve të Korçës në zemër të Athinës.
Fotografi: Roland Harizi & Eda Mollaj