Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, priti në një takim prezantues shoqatën humanitare “Bashkë për ju”, të drejtuar nga znj. Irma Mertiri Dervishaj.
Gjatë këtij takimi, kryesia e shoqatës prezantoi veprimtarinë e saj, nismat e ndërmarra dhe aktivitetet e zhvilluara deri më tani, si dhe projektet e planifikuara për të ardhmen.
Ambasadorja Hajdaraga vlerësoi shoqatën për përkushtimin dhe arritjet në mbështetje të komunitetit shqiptar në Greqi dhe Shqipëri, dhe theksoi angazhimin e Ambasadës për një bashkëpunim të mëtejshëm me shoqatën, me synim sjelljen e ndryshimeve pozitive në jetën e njerëzve — me fokus mbështetjen e shtetasve shqiptarë në nevojë dhe fuqizimin e gruas shqiptare në Greqi. 






