Në kuadër të Diplomacisë Ekonomike, Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Endrit Yzeiraj, priti në një takim homologun e tij Grek, z. Constantinos Fragoyiannis.
Diskutimet u përqendruan në mundësitë për të lehtësuar procedurat tregtare dhe për të shtuar investimet direkte. Të dy palët ranë dakord mbi hapa konkretë, për të lehtësuar barrierat teknike në tregti dhe për të rritur eksportet, me synim përforcimin e një partneriteti të qëndrueshëm ekonomik.
Përmes projekteve të përbashkëta rajonale, synohet rritja e zhvillimit ekonomik për një të ardhme të qëndrueshme dhe të përbashkët për të gjithë rajonin.