Një përfaqësi e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, kryesuar nga Kryetari, z. Nikolin Jaka është mirëpritur në një klimë të ngrohtë dhe miqësore nga Kryetarja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Athinës, znj. Sophia Efraimoglou Kounekaki, në ambientet e DHTI Athinë.
Diskutimet patën në fokus bashkëpunimin dypalësh si dhe avancimin e agjendës dhe aktiviteteve të përbashkëta të dy Dhomave, për të nxitur më tej shkëmbimet tregtare. Duke iu referuar realizimit të sukseshëm të Forumit Ekonomik Shqipëri – Greqi si dhe nënshkrimit të një MoU-je, vitin e kaluar në Athinë, të dy kryetarët shprehën vullnetin e mirë për të vijuar me projektet në proces.
Ambasadorja e RSH-së në Greqi, znj. Luela Hajdarga vlerësoi nivelin e bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me të dy Dhomat, duke theksuar se vendet duhet të përfitojnë nga momentumi i zhvillimit pozitiv ekonomik i Greqisë dhe Shqipërisë për përforcuar më tej shkëmbimet e biznesit.