Diplomatë të Ambasadës së RSH-së në Athinë kanë zhvilluar një takim miqësor me përfaqësues të organizatës zviceriane jo-qeveritare Gekko Together for Better Days në Athinë.
Ky takim ishte një mundësi e mirë për të diskutuar tema dhe ide, me qëllim integrimin e të rinjve me origjinë migrante në shoqërinë greke përmes komunikimit dhe rrjetëzimit të organizatave dhe subjekteve të ndryshme, mbi potencialin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Ambasadës dhe Gekko, si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta, workshop-eve dhe trajnimeve në fushën e arsimit, kulturës dhe biznesit në të ardhmen, të cilat do të përfshijnë komunitetin shqiptar në Greqi.
Gekko-Better Days ka në epiqendër të vizionit të saj fëmijët dhe të rinjtë dhe ka për mision ofrimin e një edukimi cilësor në mjedise që përcjellin pozitivitet dhe inspirim për fëmijë dhe të rinj të zhvendosur nga vendet e tyre, dhe ti ofrojnë atyre mundësi dhe njohuri, me qëllim lehtësimin e ndërtimit të një jetë më të mirë dhe dinjitoze.