Ambasada e Shqipërisë në Greqi njofton me kënaqësi rikthimin e shfaqjes teatrale “Taverna Miresia – Mario, Bella, Anastasia” në Pireos 260, të artistit të ri shqiptar Mario Banushi, në kuadër të Festivalit Epidavros të Athinës.
Regjisori dhe aktori Banushi kombinon kujtimet e tij personale si mjete dramaturgjike për të krijuar një ritual pastrimi dhe hedh dritë mbi historinë e një familjeje përmes një tabele ndriçuese restoranti nga një lagje e Tiranës, duke eksploruar ndikimet e së kaluarës.
Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, e cila ndoqi me interes të veçantë shfaqjen, shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e saj për krijimtarinë artistike të regjisorit dhe performancën e shkëlqyer, duke theksuar rëndësinë e promovimit të kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare. Ky event është një mundësi e shkëlqyer për të treguar talentin dhe kreativitetin e artistëve shqiptarë dhe për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve kulturore mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Për më shumë informacion mbi shfaqjen dhe festivalin, mund të vizitoni faqen zyrtare: https://aefestival.gr/festival_events/taverna-miresia-mario-bella-anastasia-2/?lang=en&fbclid=IwY2xjawEQWfZleHRuA2FlbQIxMAABHbs5kBMplsHw7KE0k2KtlDB6gIfjG_VvXKol0fseOUfaC1UUxhEWutOFhw_aem_QfbQky0NMBcSowWV0P7rCA