Newsroom
Tirana në Zemër të Athinës – Një aktivitet në Ambasadën e Shqipërisë
Tirana në Zemër të Athinës – Një aktivitet në Ambasadën e Shqipërisë
29 Prill 2025
Në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Athinë u zhvillua aktiviteti kulturor i Shoqatës “Busulla për n’Tiron”, që bashkoi anëtarë të komunitetit, qytetarë dhe dashamirës të kulturës tiranase, duke sjellë aromën dhe shpirtin e kryeqytetit në zemër të Athinës.
Në emër të Ambasadës, znj. Joneda Dodaj përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi shoqatën për organizimin e aktivitetit, duke theksuar mbështetjen e Ambasadës për çdo nismë që promovon kulturën dhe traditat shqiptare në diasporë.
Znj. Lura Llabani, kryetare, së bashku me anëtarët e kryesisë së shoqatës falënderuan Ambasadën për mbështetjen dhe shprehën vullnetin për të vijuar bashkëpunimin në të ardhmen, duke zhvilluar edhe në të ardhmen aktivitete që pasurojnë jetën kulturore të komunitetit shqiptar në Greqi.
Aktiviteti u mbyll me këngë, valle tradicionale tiranase dhe degustim të ushqimeve karakteristike të Tiranës, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme.




