Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e përkushtuar për përkujdesjen e vazhdueshme ndaj qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Ambasadën e RSH-së në Athinë, ka mundësuar aplikime për pajisje me dokumente biometrike për njerëzit në nevojë.
Një ekip i përbërë nga përfaqësues të Ambasadës dhe kompanisë “IdentiTek” ofruan shërbimin e pajisjes me pasaportë dhe kartë identiteti në kushte spitalore dhe shtëpiake, në rajonin e Atikës dhe Patras.
Ambasada e RSH-së në Athinë mbetet e angazhuar për të trajtuar çdo kërkesë me prioritet dhe do të vijojë realizimin periodik të projekteve të tilla për t’ju ardhur në ndihmë bashkëatdhetarëve në nevojë.