Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Hungari z.Ilirian Kuka ishte i ftuar nga Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, në pritjen e Vitit të Ri të organizuar për trupin diplomatik. Ambasadori Kuka e falënderoi për mbështetjen e fuqishme në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE gjatë mandatit të Presidencës së BE-së që përfundoi në fund të vitit 2024. Ata patën mundësinë të diskutonin edhe për mundësitë për të forcuar edhe më shumë marrëdhëniet mes vendeve tona.
Newsroom
Pritja e Vitit të Ri, nga Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok