Të martën më 4 shkurt 2025, Ambasadori i RSH-së në Hungari z. Ilirian Kuka zhvilloi një takim me përfaqësuesit e CEPOL (European Union Agency for Law Enforcement Training). Ambasadori Kuka mirëpriti në ambasadë z. Gabor Kemeny, Zëvendës Shef i Njësisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe z. Gheorghe Despa, Menaxher Projekti i Paktit të Ballkanit Perëndimor kundër Krimit dhe Terrorizmit. Takimi, i cili ishte kryesisht informues mbi funksionimin dhe aktivitetin e agjencisë në fjalë dhe veçanërisht Projektit për Ballkanin Perëndimor pati si qëllim gjetjen e mënyrave për të intensifikuar veprimtarinë e CEPOL në Shqipëri në funksion të rritjes së sigurisë dhe në shërbim të procesit të integrimit të vendit tonë në BE.
Newsroom
Takim me përfaqësuesit e CEPOL