Më 13 shkurt 2025, Ambasadori Ilirian Kuka zhvilloi një takim në Ministrinë e Brendshme me zv. Sekretarin e Shtetit për EU dhe Çështjet Ndërkombëtare, z. Matyas Hegyaljai me në fokus ndryshimet në ligjin e punësimit të shtetasve të huaj që aplikojnë për herë të parë për një leje qëndrimi në Hungari dhe po ashtu rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Lidhur me ndryshimet në ligjin e punësimit të të huajve, prej 1 janarit 2025 mund të aplikojnë për herë të parë për një leje qëndrimi në Hungari vetëm shtetasit e huaj që kanë një diplomë dhe aplikojnë për pozicione pune që kërkojnë kualifikim të lartë.
Nga ky ligj bëjnë përjashtim vetëm tre shtete: Filipinet, Armenia dhe Gjeorgjia. Për të gjitha vendet e tjera është bllokuar procesi i aplikimit për vizë pune për puntorët e thjeshte. Nuk janë pjesë e këtij ndryshimi lejet e qëndrimit për qëllime investimi apo pune sezonale.