Më 8 Maj 2025, Ambasadori i RSh-së në Hungari z. Ilirian Kuka mori pjesë në Samitin e Hapësirës dhe Mbrojtjes (The Space & Defense Summit 2025) i cili u zhvillua në Budapest në ambjentet e Bálna Events Center. Në eventin e organizuar me mbështjetjen e 4iG Space and Defence Technologies dhe nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare Hungaeze, morën pjesë më shumë se 400 pjesëmarrës nga 15 vende të ndryshme. Pjesëmarrësit e industrisë vendase dhe atyre të huaja ndanë pikëpamjet e tyre mbi drejtimet e zhvillimit të sektorit.
Në fjalën e tij të hapjes, Zëvendës Sekretari i Shtetit për Teknologjinë, Hapësirën dhe Mbrojtjen në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare, Szabolcs Szolnoki u shpreh se xhiroja e sektorit komercial të hapësirës mund të dyfishohet deri në vitin 2040. Ai tërhoqi vëmendjen te numri në rritje i sulmeve kibernetike, gjë që ka inkurajuar shumë shtete të përmirësojnë ndjeshëm mbrojtjen e tyre hapësinore. Szabolcs Szolnoki theksoi se ambicia e qeverisë hungareze është të përfshijë sa më shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme në rrethin e furnizuesve në zbatimin e programit të mbrojtjes vendase.
CEO i 4iG Space & Defense Technologies, z. István Sárhegyi tha se kompania e tyre u themelua pjesërisht sepse mungonte një kompani e fokusuar posaçërisht në industrinë hapësinore në tregun hungarez. István Sárhegyi theksoi rëndësinë e fillimit të prodhimit të tyre satelitor dhe lançimit të programit HUSAT. Kompania synon të bëhet furnizuese për lojtarët më të mëdhenj evropianë të industrisë hapësinore. Një nga degët e tyre ka bërë përparime të mëdha në prodhimin e dronëve, kryesisht në fushën e dronëve me motor reaktiv.
Sektori industrisë hapsinore po zhvillohet tepër shpejt nënvizoi Balázs Zábori, kreu i inovacionit teknologjik në 4iG Space & Defense Technologies. Ai analizoi në detaje se si komania 4iG Space & Defense Technologies po planifikon të përfshijë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vendase në programet e tyre si furnizues. Sipas Záborit, inovacionet më të rëndësishme teknologjike stimulojnë gjithashtu eksplorimin e hapësirës, por nuk duhet të harrojmë as sigurinë e hapësirës.
Ambasadori Kuka u interesua nëse prodhimi i këtyre inovacioneve teknologjike në fushën e mbrojtjes mund të bëhet i mundur edhe në Shqipëri duke patur parasysh edhe zhvillimet e fundit në Shqipëri në këtë sektor. Përfaqësues të kompanisë 4iG Space & Defense Technologies u shprehën të hapur dhe entuziastë për të shqyrtuar mundësitë si në fushën e prodhimit dhe t për të shqyrtuar mundësitë si në fushën e prodhimit dhe të zhvillimit.