Në Tiranë ka përfunduar punimet konferenca e ambasadorëve të Shqipërisë nëpër botë me temë “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”.
Në konferencën treditore organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë morën pjesë ambasadorë dhe konsuj të përgjithshëm të Shqipërisë nga mbarë bota.
Konferenca u zhvillua në formën e paneleve me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë. Diskutimet ishin të fokusuara në integrimin evropian të Shqipërisë dhe të rajonit, diplomacinë ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale.
Në fokus të ditës së tretë të punimeve të konferencës ishin diskutimet mbi mbrojtjen dhe diplomacinë, sigurinë kombëtare dhe rolin e Shqipërisë në sigurinë rajonale dhe globale.