Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Budapest u zhvillua “Mbrëmja Letrare” me studentët shqiptarë dhe dashamirës të autorëve në Hungari, kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare dhe 95-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli.
Gjatë mbrëmjes u lexuan fragmente nga veprat e dy shkrimtarëve të mëdhenj dhe u zhvilluan diskutime mbi trashëgiminë e tyre letrare.
Ambasadori Ilirian Kuka, gjatë fjalës së tij, mbasi foli për punën dhe veprën a dy penave të arta të letërsisë Shqiptare, u ndal veçanërisht tek Samiti i Diasporës 2030, duke i bërë thirrje studentëve për angazhim aktiv në promovimin dhe regjistrimin e tij, si një mundësi e rëndësishme për forcimin e lidhjeve me atdheun.







