Ambasadori i RSh-së në Hungari, z. Ilirian Kuka zhvilloi një takim me Kryetaren e Komisionit për Çështjet Evropiane të Parlamentit të Hungarisë, znj. Ildikó Éva Sopov. Kryetarja Sopov riafirmoi angazhimin e Hungarisë për të mbështetur Shqipërinë dhe rajonin në procesin e anëtarësimit në BE. Ajo konfirmoi gjithashtu pjesëmarrjen në konferencën “Zgjerimi i BE-së dhe Anëtarësimi i Shqipërisë”, që do të mbahet në Tiranë më 28–29 shtator 2026.
Newsroom
Takim me Kryetaren e Komisionit për Çështjet Evropiane të Parlamentit të Hungarisë, znj. Ildikó Éva Sopov


