Të shtunën 2 mars 2024 – ditën e përvjetorit të 580-të të krijimit të Lidhjes së Lezhës – Konsulli ynë i Nderit z. Avnija Hafuzi organizoi në sheshin Skënderbej të qytetit Eger një aktivitet në të cilin, ndër të tjerë, morën pjesë edhe i Ngarkuari me Punë a.i. Genti Bendo dhe Nënkryetari i Bashkisë z. Attila Farkas. Në fillim të aktivitetit u inauguruan tabelat dygjuhëshe të sheshit dhe tavolina e mundjes së krahut (arm-wrestling), sport i cili në Hungari quhet Szkander sipas emrit të Heroit tonë Kombëtar. Pas inaugurimit të tavolinës të mundjes së krahut, ndërmjet pjesëmarrësve u zhvilluan gara miqësore
Newsroom
Aktiviteti i organizuar në Eger me rastin e përvjetorit të 580-të të krijimit të Lidhjes së Lezhës!