Në datën 26 prill 2024 u zhvillua në parlamentin hungarez një takim ndërmjet Kryetares së Grupit Parlamentar të Miqësisë Hungari-Shqipëri, njëkohësisht Sekretare Shteti në MPJT, znj. Boglárka Illés, dhe studentëve shqiptarë që mbështeten nga programi Stipendium Hungaricum. Në këtë takim morën pjesë gjithashtu i Ngarkuari me Punë a.i. z. Genti Bendo dhe Sekretarja e Parë znj. Enxhi Biba. Pjesëmarrësit diskutuan rreth përvojave të deritanishme si dhe për shtimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit të lartë në funksion të afrimit të mëtejshëm të shtetasve nga të dy vendet. Në përfundim të takimit studentët zhvilluan një vizitë në ndërtesën e Asamblesë Kombëtare.