Përmbytjet e fundit në Budapest kanë ngritur shqetësime, veçanërisht duke pasur parasysh cënueshmërinë e qytetit ndaj reshjeve të dendura dhe rritjes së nivelit të lumenjve. Autoritetet kanë punuar në mënyrë aktive për të menaxhuar situatën, duke zbatuar praktikën e mbrojtjes nga përmbytjet dhe duke ofruar ndihmë për banorët e prekur.
Ambasada Shqiptare në Budapest ka ofruar e mbështeje për qytetarët gjatë emergjencave, duke përfshirë ofrimin e informacionit, ndihmën për evakuime nëse është e nevojshme dhe koordinimin me autoritetet lokale për të garantuar sigurinë e shtetasve shqiptarë.
Gjithashtu Ambasadori Ilirian Kuka dhe stafi i ambasadës u bënë pjesë e shumë vullnetarëve për ndërtimin e digave prej rëre për të parandaluar avancimin më tej të ujit për të parandaluar përmbytjet. Në këtë mënyrë Shqipëria ishte pranë Hungarisë në këto kohë të vështira, dhe kjo u pasyrua edhe në mediat hungareze. RTL Hungari në emisionin e ditës foli për punën e bërë për parandalimin e përmbytjeve duke përmendur kontributin e stafit dhe miqve të Ambasadës Shqiptare.