Ditën e hënë, më 21 shtator 2024 Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Hungari z. Ilirian Kuka u takua me Ministrin e Brendshëm të Hungarisë z.Sándor Pintér.
Takimi i cili u zhvillua në Ministrinë e Brendshme nisi me falenderimin për mbështetjen e plotë dhe të vazhdueshme të Hungarisë për Shqipërinë dhe qeverinë e saj, në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Ministri Pintér siguroi se qeveria Hungareze do të vijojë të mbështesë dhe ndihmojë Shipërinë deri në përmbushjen e të gjitha hapave në këtë drejtim. Ai theksoi gatishmërinë e Hungarisë për të asistuar me eksperiencën e saj në grupkapitujt themeltarë të negociatave të vendit tonë me Bashkimin Evropian.
Të dy palet ranë dakort për rendësinë e shkëmbimit të eskperiencës mes dy vendve, jo vetem në çeshtjet e BE-së por në të gjitha fushat e tjera për të çuar edhe më tej marrëdhëniet e mira historike dhe produktive mes Shqipërisë dhe Hungarisë