Më 14 -16 Nëntor 2024, Zv.Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë z. Endrit Yzeiraj zhvilloi një vizitë zyrtare në Budapest në kuadër të shkëmbimit të ekperiencës në fushën e diplomacisë ekonomike.
Zëvëndës Ministri Yzeiraj gjatë vizitës së tij u shoqërua nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Budapest Z. Ilirian Kuka dhe zhvilloi takime me dy Sekretarë Shteti dhe dy Zëvëndës Sekretar Shteti, si dhe me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Investimve (HIPA) dhe përfaqësues të Agjencisë Hungareze të Zhvillimit të Eksportit (HEPA).
Takimet nisën në Ministrinë e Jashtme me Orsolya Pacsay-Tomassich, Presidente e Akademisë Diplomatike Hungareze.
Në vijim Zv. Ministri Yzeriaj dhe Ambasadori Kuka u pritën nga Eszter Gyarmati, Sekretare e Shtetit për Administratën Publike. Në takim mori pjesë edhe Katalin Bihari, Zëvendës Sekretare e Shtetit për Zhvillimin e Tregtisë së Jashtme.
Takimi i rradhës ishte me Boglárka Illés, Sekretare e Shtetit për Marrëdhëniet Dypalëshe njëkohësisht edhe Kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Hungari dhe Henrietta Balajthy, Zëvendës Sekretare e Shtetit për Politikën e Sigurisë (Drejtoreshë Politike.
Me në fokus zhvillimin më tej të marrëdhënive ekonomike mes dy vendve u zhvilluan edhe dy takime të tjera me drejtuesit e Agjencisë Hungareze të Zhvillimit të Eksportit (HEPA) dhe Agjencisë Hungareze të Promovimit të Investimeve (HIPA), respektivisht z. Gábor Jenei dhe z. István Joó.