Më 28-29 Nëntor 2024, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. znj. Adea Pirdeni zhvilloi një vizitë zyrtare në Budapest në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe avancimit të agjendës për antarësimin e Shqipërisë brenda 2030 në BE. Kjo vizitë u zhvillua në javët e fundit të Presidencës Hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila, pas hapjes së negociatave për Grupkapitullin I të Themeloreve në muajin Tetor, pak ditë më parë njoftoi dritën e gjelbër për hapjen e negociatave edhe për Grupkapitullin VI-të, që ka në fokus Marrëdhëniet e Jashtme. Pjesë e delegacionit ishin edhe Znj. Fotjona Taçe, Shefe e Kabinetit dhe Znj. Silvana Rusi Këshilltare.
Në ditën e pare të vizitës Ministrja Pirdeni u prit nga Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó. Pas takimit tête-à-tête në ambientet e Ministrisë së Jashtme palët nënshkruan Planin e Veprimit për Shkëmbimin e Njohurive në Procesin e Anëtarsimit në BE. Marrëveshja do të fuqizojë administratën publike shqiptare përmes:
-Trajnimeve të dedikuara nga Akademia Diplomatike Hungareze për nënpunësit shqiptarë publikë.
-Projekteve të përbashkta për të mësuar nga përvoja hungareze e antarësimit në BE.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes palët dolën në një deklaratë të përbashkët për shtyp ku Ministri Szijjártó rikonfirmoi mbështetjen e Hungarisë për potencialin e madh të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor si anëtarë të ardhshëm të BE-së
“Duke përfituar nga përvoja e vyer e Hungarisë, ne synojmë të krijojmë një administratë më efikase dhe të përgatitur për të përmbushur detyrat e shtëpisë të këtij procesi historik”, deklaroi ministrja. Hungaria, me përvojën e saj të suksesshme si anëtare e BE-së që nga viti 2004, do të ndihmojë Shqipërinë përmes programeve të dedikuara të trajnimit dhe shkëmbimit të praktikave më të mira. Në kuadër të marrëveshjes, Akademia Diplomatike Hungareze do të organizojë seminare për nëpunësit publikë shqiptarë, duke u fokusuar në përgatitjen për sfidat dhe arritjen e standardeve që kërkon procesi i negociatave me BE-në”, sqaroi më tej Ministrja Pirdeni.
Ndërsa gjatë drekës së punës ministri Szijjártó
Duke u ndalur tek kushtëzimi i Greqisë për mbështjetjen e antarësimit të Shqipërisë në BE, Szijjártó u interesua mbi çeshtjet e pakicës kombëtare greke në Shqipëri duke iu referuar Greqisë si “ e rrezikshme” për bllokimin e negociatave. Sipas tij nuk është i drejtë bllokimi që në classroom kur në fakt çdo vend anëtar mund ta bllokojë proçesin në fund nëse kërkesat nuk plotësohen. Ai po ashtu shfaqi interes mbi ceshtjen e pronës në Shqipëri si dhe mbi procesin e votimit të diasporës Shqiptare në zgjedhjet e ardhshme.
Pjesë e bisedës ishte edhe lufta Rusi-Ukrainë teksa ministri Szijjártó nënvizoi sërish kapacitetin luftarak të Rusisë dhe rrezikun që i kanoset Europës. Sipas tij shtetet Europiane duhet të forcohen dhe jo të vuajnë nga mungesa e rezervave pasi po asistojnë Ukrainën sic po ndodh me Sllovakinë të cilët tashmë kërkojnë ndihmë nga Hungaria për air patrol. Szijjártó nuk përjashtoi mundësinë e një marrëveshje mes Trump dhe Rusisë duke e anashkaluar Europën.
Në fund ai u ndal edhe tek kandidatura e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian e cila po përballet me barriera të vendosura nga Turqia dhe Greqia, ndonëse ka mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare. Ai u shpreh se Ankaraja po nxit zgjedhjen me çdo kusht të kandidatit të saj, si pjesë e përpjekjeve për të reklamuar fuqinë e saj në arenën ndërkombëtare. Sipas tij skenari tjetër është që ministrit Hasani ti ofrohet posti i Përfaqësuesit të Medias në OSBE.
Po ashtu ministri hungarez shprehu falenderim për asistencën deri tani ndaj kompanisë hungareze “GEMTECH” e cila do të ndërtojë një impiant fotovoltaik në Fier. Qeveria hungareze ka financuar me 4.5 milion euro këtë kompani ndaj ministri kërkoi vëmendjen e duhur ndaj këtij projekti nga pala shqiptare.
Gjatë ditës së parë të vizitës Ministrja Pirdeni dhe delegacioni zhvilluan edhe një vizitë në Universitetin Publik Ludovika ku u takuan me Rektorin e Univeristetit Gergely Deli për të diskutuar mbi programet e trajnimit të nënpunësve publikë si dhe vizionin e Shqipërisë për shndërrimin e ASPA-s në një qendër ekselente në trjanimin e sektorit publik duke ndjekur shembullin hungarez. Pas një prezantimi të plotë të sistemit të trajnimeve, platformës, pajisjve, stafit dhe metodës hungareze (mbi 400 programe dhe mbi 1000 trajnime) për trajnimin e nënpunësve publikë Rektori i Universitetit Ludovika premtoi angazhimin e universitetit për të lehtësuar dhe shkëmbyer programe trajnimi si dhe për të zhvilluar programe të përbashkta me dy vendeve.
Dita e dytë e vizitës u pasua me nënshkrimin e një tjetër marrëveshje të rëndësishme, Memorandiumi i Bashkëpunimit në fushën e Administratës Publike me në fokus ofrimin e sherbimeve publike në mënyrë eficente . Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. znj. Adea Pirdeni u mirëprit nga Zëvendësministri i Administratës Publike dhe Zhvillimit Rajonal z. Latorca Csaba cili u ndal tek mbështetja e Hungarisë në avancimin më tej të integrimit të Shqipërisë në BE duke premtuar të ndajë me ne praktikat më të mira për të na asistuar. Ai e konsideroi marrëveshjen një hap të pare drejt një bashkëpunimi afatgjatë në të ardhmen. Të dy palët nënvizuan faktin që marrëveshja që nënshkruan hedh bazat për trajnime, specializime dhe shkëmbim eksperience për të ndërtuar një Administrate Publike konkurruese dhe të qëndrueshme. Në fund të takimi Ministrja Pirdeni ftoi homolgun e saj dhe po ashtu Zv Ministrin z. Latorca Csaba për një vizite zyrtare në Shqipëri.
Gjithashtu gjatë këtyre dy ditëve Shqipëris u pranua si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Administratës Publike (EUPAN), teksa u përfaqësua gjatë takimit të zhvilluar në Budapest. Ministrja Pirdeni vlerësoi se ky hap e afron administratën shqiptare me administratat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.