Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Hungari, z. Ilirian Kuka , zhvilloi një takim informues si i ftuar nderi me anëtarë të kryesisë së Rotary Club Budapest. Në qendër të diskutimeve ishte promovimi i Shqipërisë si një vend me potencial të madh turistik, kulturor dhe ekonomik. Takimi shërbeu si një mundësi për forcimin e urave të bashkëpunimit dhe prezantimin e vlerave shqiptare tek drejtues të larte të kompanive ndërkombëtare që operojnë në Hungari.



