Ambasadori i RSh-së në Hungari Ilirian Kuka ishte pjesë e “28th Diplomats’ Grape Harvest”, e cila këtë vit u zhvillua në Tokaj. Vjelja Diplomatike është një ngjarje që zhvillohet prej 27 vitesh dhe qëllimi i saj është t’u prezantojë anëtarëve të Trupit Diplomatik të akredituar në Hungari kulturën, zakonet dhe thesaret hungareze. Gjatë aktivitetit Ambasadori Kuka pati mundësinë të bisedonte me Ministrin Hungarez të Buqësisë, z. István Nagy i cili nënvizoi se për hungarezët, 🇭🇺 kultura e rrushit dhe verës përfaqëson një traditë të lashtë që është më shumë sesa një mjet jetese ose një pije. Rrushi është simbol i këmbënguljes, vera është simbol i miqësisë dhe festimit.
🍷Vera lidh njerëz, kultura dhe kombe.
Newsroom
28th Diplomats’ Grape Harvest