Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Hungari z.Iliran Kuka priti në një takim z.Alpar Kato, botuesin e Daily News Hungary dhe Helló Magyar.
Në fokus të takimit ishte forcimi i lidhjeve midis Shqipërisë dhe Hungarisë, perspektivat e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe mundësitë që ofron SHqipëria në fushën e turizmit. Tashmë është një fakt interesi gjithnjë në rritje i investitorëve hungarezë për pasuri të paluajtshme përgjatë bregdetit shqiptar.
U diskutuan edhe iniciativa të bashkëpunimit të Ambasadës me Daily News Hungary & Hello Magyar për promovimin e potencialit ekonomik dhe turistik të Shqipërisë për audiencën hungareze dhe atë ndërkombëtare.
Newsroom
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Hungari z.Iliran Kuka, takim me z.Alpar Kato, botuesin e Daily News Hungary dhe Helló Magyar.


