Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Hungari, z.Ilirian Kuka mori pjesë në konferencën “Space and Defence Festival” organizuar në Budapest nga Ministria për Ekonominë Kombëtare e Hungarisë si pjesmarrës në panelin “Space, Security and Sovereignty: Diplomacy in a New Strategic Era”. Në fjalën e tij, Ambasadori Kuka theksoi rëndësinë e diplomacisë në zhvillimin e sektorit hapësinor, sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në një epokë të sfidave të reja strategjike dhe mundësitë reale bashkëpunimi ndërmjet vendeve partnere .
Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të partneriteteve dhe vizioneve të përbashkëta për të ardhmen!



Newsroom
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Hungari, z.Ilirian Kuka, pjesë e “Space and Defence Festival”


