Më 12 shkurt Ambasadori i RSH-së në Hungari z. Ilirian Kuka, me ftesë të Presidentit të Curias Profesor Dr. András Zs. Varga mori pjesë në mëngjesin e punës organizuar në kuadër të takimit të përvitshëm të Gjykatës Supreme të Hungarisë (CURIA). Curia është autoriteti më i lartë gjyqësor në Hungari i përbërë nga tre departamente: departamenti penal, civil dhe ai administrativ.
Ambasadori Kuka gjatë takimit me Presidentin z. Varga dhe stafin e tij diskutoi sërish mbi mundësitë për të rritur bashkëpunimin midis institucioneve homologe të vendeve tona.



