Ambasadori i RSh-së në Hungari, z. Ilirian Kuka mori pjesë në Asamblenë e “Ditës Pázmány” të Senatit të Universitetit Eötvös Loránd (ELTE) ku zhvilloi një tjetër takim me Rektorin Prof. Dr. László BORHY dhe Zëvendës Rektorin Prof. Dr. Imre HAMAR.
Gjatë takimit me ta u diskutua sërish për rihapjen e Katedrës së Gjuhës Shqipe në këtë universitet e cila në sajë të një marrëveshje me Ministrinë tonë të Arsimit ka qenë aktive deri në vitin 2019 por tashmë është mbyllur. Rektori u shpreh i hapur për të bërë përpjekje për rinovimin e kësaj marrëveshje dhe rihapjen e Katedrës së Albanologjisë në Hungari.