Diskutim i frytshëm me diplomatët e rinj dhe Zëvendës Sekretarin e Shtetit dhe Drejtorin Politik në Zyrën e Kryeministrit të Hungarisë , Márton Ugrósdy, mbi prioritetet e Presidencës hungareze. Bashkëbisedimi u fokusua veçanërisht në zgjerimin e BE-së, procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, sigurinë rajonale dhe mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik. Mirënjohje Hungarisë për ndarjen e përvojës së tyre me diplomatët e rinj në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.
Newsroom
Diskutim me diplomatët e rinj dhe Zëvendës Sekretarin e Shtetit dhe Drejtorin Politik në Zyrën e Kryeministrit të Hungarisë,Márton Ugrósdy