Të shtunën më 4 maj 2024 u zhvillua në qytetin Eger të Hungarisë ceremonia e inaugurimit të bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në sheshin që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar. Ceremonia u organizua bashkërisht nga Ambasada shqiptare në Hungari, Konsulli ynë i Nderit në Pécs z. Avnija Hafuzi dhe bashkia e qytetit Eger. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të diasporës shqiptare në Hungari, të Ministrisë së Jashtme hungareze, të Ambasadës së Kosovës në Budapest si dhe të ftuar të tjerë. Busti i vendosur dje në Eger u sponsorizua nga Konsulli i Nderit z. Hafuzi, ndërsa skulptura u realizua nga bashkautorët Agim Rada dhe Julian Muçollari. Në emër të organizatorëve të pranishmit i përshëndetën i Ngarkuari me Punë a.i. i Ambasadës shqiptare në Budapest z. Genti Bendo, Konsulli ynë i Nderit në Pécs z. Avnija Hafuzi dhe nënkryetari i bashkisë së Egerit z. Gábor Minczér.
Newsroom
Inaugurimit i bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Eger