Pas tetë vitesh, rikthehet KonferencA e Ambasadorëve e cila u zhvillua në Tiranë nga data 26-28 Gusht 2024
Tre ditë të mbushura me reflektim mbi sfidat dhe mundësitë e diplomacisë shqiptare, si dhe strategjitë mbi sigurinë, gjeopolitikën e rajonit, ekonominë, turizmin, kulturën, dhe prioritetin kryesor: integrimin në Bashkimin Europian, kështu u shpreh Ministri Hasani në ditën e parë të Konferencës.
Kjo konferencë vjen në një moment kyç – jo vetëm për shkak të angazhimeve gjithnjë e më të rëndësishme të diplomacisë shqiptare – por edhe ndërsa ndërmerren hapa konkretë për një shërbim të jashtëm gjithnjë më modern e dinjitoz, përfshirë një Ligj të ri për shërbimin e jashtëm dhe ringritjen e Akademisë Diplomatike.
Në hapje të konferencës ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama si dhe e ftuara e nderit në sesionin e hapjes së Konferencës, Ministrja e Jashmte sllovene Tanja Fajon, mbështetëse e fortë e integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit.
Newsroom
Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2024”