Në Budapest kremtohet Festa e Flamurit
Me rastin e Festës Kombëtare – Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit – Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Budapest organizoi në mbrëmjen e datës 28 nëntor 2023 një pritje-koktej në mjediset e përfaqesisë. Në pritje morën pjesë përfaqësues të komunitetit shqiptar në Hungari, zyrtarë të institucioneve hungareze, diplomatë të akredituar në Budapest si dhe studentë nga trojet shqiptare të cilët janë duke studiuar në universitetet hungareze.
Fjala e mirëseardhjes u mbajt nga i Ngarkuari me Punë a.i. z. Genti Bendo, i cili ndër të tjera u shpreh se dyert e Ambasadës Budapest janë dhe do të mbeten të hapura për komunitetin dhe studentët shqiptarë që jetojnë në Hungari, duke pasur parasysh se ata janë ura kryesore lidhëse ndërmjet dy vendeve. Aktiviteti festiv u karakterizua nga një frymë pozitive dhe miqësore, gjë që u vu në dukje nga shumica e pjesëmarrësve.