Njoftim
Me qëllim informimin e qytetarëve shqiptarë me banim në Hungari, Ambasada e RSH në Hungari publikon për të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët deshirojnë të marrin pjesë në procesin e votimit për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025, disa materiale informuese mbi mënyrën e regjistrimit të qytetarëve në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER).
Materialet informuese përfshijnë shpjegimin narrativ dhe videot respektive tutorial për rastet kur qytetari aplikon:
1. Tutorial regjistrimi përmes APP mobile: https://app.filemail.com/d/yvtjjfozubjlfqx
2. Tutorial regjistrimi përmes desktop https://app.filemail.com/d/lutakbahcamnksj
3. Tutorial permes faqes se internetit (web) te KQZ https://we.tl/t-s3NeuWxJmi
Informojmë se sipas parashikimeve ligjore procesi i regjistrimit do të jetë aktiv deri në dt 4 mars 2025.