Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Budapest organizoi një pritje zyrtare me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Ambasadës, në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke mbledhur gratë dhe vajzat e komunitetit shqiptar në Hungari.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Hungari, z. Ilirian Kuka, falënderoi të pranishmet për pjesëmarrjen dhe theksoi se kjo festë është një moment simbolik për të nderuar kontributin e gruas në familje, në punë dhe në shoqëri.
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino, e cila përshëndeti të pranishmit me një fjalë të rastit. Në fjalimin e saj, znj. Fino vlerësoi rolin e grave shqiptare në shoqëri, në diplomaci dhe në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore midis vendeve. Ajo theksoi rëndësinë e forcimit të barazisë gjinore dhe mbështetjes së grave në çdo fushë të jetës shoqërore dhe profesionale.
Aktiviteti u shoqërua me ushqime tradicionale dhe muzike shqiptare.





