Ngarkuari me Pune a.i. Genti Bendo mori pjesë në një takim të organizuar gjatë fundjavës nga Konsulli yne i Nderit ne Pécs z. Avnija Hafuzi. Në takim u diskutuan aktivitetet që do të organizohen gjatë muajve të ardhshëm, veçanerisht ato në Eger.
Në këtë kontekst, një bust i Skenderbeut është përgatitur dhe më pas është transportuar nga Shqipëria në Hungari. Së shpejti ky bust do të vendoset në sheshin që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar në qytetin Eger.